spot_img
Saturday, May 17, 2025
spot_img

Wirtz pritet t’i bashkohet Bayern Munichut

Mesfushori gjerman, Florian Wirtz, ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Sipas asaj që raportohet ylli i Bayer Leverkusen ka vendosur t’i bashkohet Bayern Munichut, kampionit të sapo shpallur të Gjermanisë.

Wirtz thuhet se tashmë e ka njoftuar personalisht trajnerin Xabi Alonso për këtë hap të madh në karrierën e tij. Vendimi i tij vjen menjëherë pas një sezoni të shkëlqyer me Leverkusenin, me të cilët ka bërë histori.

Që prej vitit 2020, kur u bashkua me Bayerin, Wirtz ka qenë ndër më të mirët në Bundesligë: me 195 ndeshje, 57 gola dhe 63 asistime, ai ka qenë shtylla e skuadrës së Xabit.

Në këto vite, ai ka arritur të fitojë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën, duke u bërë pjesë kyçe e sukseseve të mëdha të klubit nga “BayArena”.

Transferimi i tij drejt Allianz Arena pritet të finalizohet zyrtarisht pas përfundimit të sezonit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit