Saturday, April 26, 2025
spot_img

WhatsApp sjell valë përditësimesh: status në grupe, skanim dokumentesh dhe thirrje HD për përdoruesit e iOS

WhatsApp po vazhdon të testojë veçori të reja përmes kanaleve të tij beta, dhe së fundmi ka sjellë një sërë risish që pritet të përmirësojnë përvojën e përdoruesve – veçanërisht në iOS.

Tani, treguesit e statusit janë shtuar në bisedat në grup, duke i mundësuar përdoruesve të shohin se cilët anëtarë janë të disponueshëm, pikërisht poshtë emrit të grupit, shkruajnë mediat e huaja.

Përveç kësaj, përdoruesit kanë opsionin të zgjedhin marrjen e pikave kryesore nga grupet, çka ndihmon në kufizimin e njoftimeve të shumta që shpesh krijojnë ngarkesë.

Një tjetër risi për përdoruesit e iOS është aftësia për të skanuar dhe dërguar dokumente drejtpërdrejt përmes WhatsApp. Aplikacioni tani mund të vendoset edhe si i paracaktuar për mesazhe dhe telefonata – mjafton të shkoni te Settings – Default – WhatsApp dhe funksioni aktivizohet menjëherë.

Video thirrjet janë gjithashtu përmirësuar ndjeshëm – duke ofruar cilësi më të mirë dhe më shumë besueshmëri. Tashmë është e mundur të kaloni shpejt në cilësinë HD nëse shpejtësia e internetit është e kënaqshme, duke garantuar një përvojë vizuale shumë më cilësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit