spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

VV-së s’i pëlqejnë propozimet që zgjedhjet të mbahen me 26 janar, Mihali: Interesant çfarë opozite…

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i kanë pëlqyer propozimet e partive opozitare që zgjedhjet të mbahen më 26 janar. Dejona Mihali Koordinatorja e Komiteteve të kësaj partie, tha se opozita dëshiron që të fushata zgjedhore të fillojë më 24 dhjetor, një ditë para krishtlindjeve.

Sipas saj, liderët e partive opozitare e kanë analizuar gjatë dhe kanë dalë me konkluzion që fushata më e mirë është për pushime të vitit të ri.

“Interesant çfarë opozite. Po dëshirojnë të fillojnë fushatë zgjedhore me 24 dhjetor.

spot_img

Një ditë para krishtlindjeve.  Dy javë para vitit të ri të bëjnë fushatë.  E me 26 janar të jenë zgjedhjet. Me siguri shumë ekspertë e profesorë që kanë brenda e jashtë kryetarët aktual e kanë analizuar gjatë këtë temë. Dhe kanë dalë në konkluzion që fushata më e mirë është për pushime të vitit të ri.

Kjo është pikërisht një nga ato temat që më mirë kur i thotë Vlora Çitaku dhe Hykmete Bajrami. Nejse edhe Ramush Haradinaj se dhe AAK e ka këtë kur kanë me thënë nga ato gjërat që skuqen të gjithë nga turpi”, shkroi Mihali në Facebook.

Dje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mblodhi liderët e partive politike për të diskutuar reth shpalljes së datës së zgjedhjeve. Tre krerët e partive opozitare – Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj ishin prezentë, por jo edhe kryetari i partisë më të madhe Albin Kurti.

Kujtojmë se tre liderët opozitarë dhanë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve, 26 janarin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit