Ditë e fundit në media po qarkullon një sondazh, në bazë të cilit ngritet opozita e bie Lëvizja Vetëvendosje.
Bleron Baraliu, thotë se ky sondazh është i fabrikuar ose edhe një matje jo profesionale.
Sipas tij, Lëvizja nuk ka rënë në 33%.
Më tej, ai parashikon rezultatin e zgjedhjeve nëse ato do të mbaheshin sot; VV sot me siguri do to dilte rreth 42%, PDK 20%, LDK 18% dhe AAK 6.
Postimi i plotë:
VV kurrsesi nuk ka rënë në 33%!
Është ende herët me i parashiku zgjedhjet në Kosovë, sepse shumë varet nga zgjedhjet në ShBA, rrjedhat në EU rreth Kosovës, potencialisht zhvillimet në Hagë etj., si dhe fushata elektorale.
Por, ‘sondazhi’ që po qarkullon dy ditët e fundit është definitivisht i pasaktë – një fabrikim ose në minimum një matje jo profesionale, thjeshtë një humor.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, VV sot me siguri do to dilte rreth 42%, PDK 20%, LDK 18% dhe AAK 6.
Prandaj, mos u ngazëlleni me humor të pabesueshëm se gjoja se ‘opozita’ është ngritur papritmas. Alternativa që ofron opozita nuk josh votuesin e pakënaqur me VV – përkundrazi e bënë atë të mos votoj, pse edhe VV mund të bie deri në 40%.
A mund të bie VV deri në 35%?! Gjithsesi, POR vetëm në rast të zhvillimeve të papritura në disfavor të saj si dhe / apo në rast të ndonjë rryme të re politike që mund të marrë pjesë në zgjedhje. Deri atëherë VV nuk bie në sondazhe më shumë se 5-6% nga 2021.