spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

“VV-ja po inspekton veteranët nëse po punojnë diku për t’ua ndalë pensionin”, thotë Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka komentuar audioincizimet Kusari-Radoiçiq.

Haliti tha se nuk ka qenë e dobishme për vendin që Kusari-Lila të flasë me kriminelin, Milan Radoiçiq.

“Nuk mund të them që ka shkelje ligjore sepse nuk ka ndonjë ligj që mund ta dënojë që ka folur në telefon, ka mundur të flasë edhe me Vuçiqin. Parimisht është e padobishme edhe për ta edhe për Kosovën, që një kriminel që është në listën e zezë të SHBA-së, nuk është dashur të bisedohet me të”, tha Haliti.

Ndërsa, për veteranët e UÇK-së, Haliti thotë se inspektorat e Lëvizjes Vetëvendosje, kontrollojnë nëse ka ndonjë veteran që punon për arsye që t’ua ndalin pensionet.

“Më kanë thënë që këta inspektorat e VV-së, nëpër kompani kontrollojnë a ka veteran tu punu për me ia ndalë pensionin, në krejt botën ata që luftojnë për vendin e kanë një pagë shtesë në raport me tjerët për kontributin e dhënë, e jo me ia ndalu me punu diku tjetër, e jo me ia ndalu atë pagë që s’mund as të jetojnë me bukë thatë” shtoi Haliti.

Teksa theksoi se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është dashur të përballet me deputetët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit