Një burrë është arrestuar në Vushtrri, i cili dyshohet se ka rrahur gruan e tij.
Sipas policisë, shkak i rrahjes ishte një mosmarrëveshje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.