Thursday, July 17, 2025
spot_img

Vuçiqit i “paska bërë mirë” Moska: Publikon pamje nga takimi me Putinin, duket shëndoshë e mirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndarë një detaj nga takimi i tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Vuçiq ka përshkruar një moment të shkurtër nga komunikimi me Putinin.

“Putini vetëm tha: ‘Erdhe!’ Përgjigjja ime ishte: ‘Faleminderit për mikpritjen dhe gëzuar festën’”, ka shkruar Vuçiq në postimin e tij, duke lënë të kuptohet se takimi është mbajtur në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë.

Megjithëse nuk janë dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e takimit.

Kujtojmë se ditë më parë, Vuçiq ishte rikthyer nga ShBA’të pasi u raportua se nuk ishte mirë me shëndet. Atje ishte paraparë të mbahej edhe një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, por ky takim nuk u zhvillua.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit