Tuesday, April 1, 2025
spot_img

Vuçiqi shpallet persona non grata në një qytet në Serbi

Me vendim unanim të Kuvendit të Qytetarëve të qytetit të Pirotit, Serbi, presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, është shpallur person i padëshiruar në territorin e këtij qyteti.

Siç raporton “Juzne Vesti”, në Kuvendin pirotasve të mbajtur më 19 mars, njëzëri u vendos që të kërkohet nga Kuvendi i qytetit të Pirotit, si dhe nga kryetari Vlladan Vasiq, që të shprehin qëndrimin e tyre për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës “15 për 15” të mbajtur në Beograd më 15 mars, shkruan “Nova”.

Ata po ashtu kërkojnë që opinioni pirotas të informohet nëse kanë dhënë ndonjë mbështetje apo ndihmë për studentët e këtij qyteti të lënduar me atë rast. Ata kërkojnë edhe emrat dhe mbiemrat e zyrtarëve që qëndruan në kampin e regjimit për “studentët që duan të studiojnë”.

“Që autoritetet e lartpërmendura të informojnë publikun se cilët drejtorë të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike të Pirotit kanë qenë të pranishëm në të ashtuquajturën ‘Cacilend’ krah për krah me persona të armatosur nga mjedisi kriminal me emrin ‘fantazmë’, se për çfarë arsye kanë qenë aty personat e lartpërmendur dhe se këto autoritete duhet të paraqesin qëndrimin e tyre për të mësipërmet”, thanë ata.

Për të gjitha vendimet që kanë marrë më 19 mars, në Kuvendin e fundit të mbajtur më 24 mars, është vendosur që presidenti serb Alleksandar Vuçiq të shpallet “persona non grata” në territorin e qytetit të Pirotit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit