spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Vuçiq për çështjen e Urës së Ibrit: Është fushatë zgjedhore nga ta, pres që KFOR-i ta mbajë fjalën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shprehur sot shpresën e tij se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it do ta mbajnë fjalën dhe se pa marrëveshje dhe vullnet të përbashkët nuk do të ketë hapje të urës në Ibër.

“Jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, me të cilët kemi bashkëpunim të drejtë. Presim që ta mbajnë fjalën, se pa marrëveshje dhe vullnet të përbashkët nuk do të ketë hapje të urës. Nuk ka asnjë të përbashkët, sepse ne nuk kemi dialog me ta”, tha Vuçiq në një deklaratë për gazetarët.

Ai ka theksuar se në Kosovë, tani që autoritetet e Kosovës kanë shpallur zgjedhjet për 9 shkurt, tani gjithçka do të jetë për fushatën zgjedhore.

“Tani gjithçka është fushatë për ta. Pres provokime dhe probleme shtesë”, paralajmëroi presidenti i Serbisë.

Vuçiq tha gjithashtu se beson dhe shpreson që KFOR-i do ta përmbushë premtimin e tij, si dhe detyrën e tij parësore në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit