spot_img
spot_img
Friday, January 31, 2025
spot_img
spot_img

Vuçiç do sulmojë Veriun e Kosovës? Gazetarja zbardh prapaskenat: Mundësia ekziston, ja vendi që rrezikohet

Teksa diskutohet mbi dorqëheqjen që ka dhënë Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, nga ana tjetër Presidenti Vuçiç ka dhënë një konferencë për të treguar se çfarë do ndodhë tani pas dorëheqjes nga Vuçeviç.

Esmeralda Mulaj, gazetare dhe moderatore ka dhënë më tepër detaje lidhur me deklaratën e Presidentit si dhe faktin që Serbia tashmë ndodhet në një krizë.

Në këndvështrimin e saj, Mulaj tregon nëse ekziston mundësia që në një situatë të tillë, Vuçiç të kërkojë të destabilizojë Veriun e Kosovës për të hequr vëmendjen nga protestat në Serbi.

spot_img

“Në Veriun e Kosovës është pak më e vështirë të ndodhë diçka e tillë, por mendoj se zona më e rrezikshme dhe më e ekspozuar tani për tani është Maqedonia e Veriut.

Ditën e djeshme në është kremtuar një festë që e festojnë ortodoksët serbë, dhe aty kanë qenë të pranishëm Presidenti i Republikës Sërpska Millorad Dodik, kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, ishte zëvëndës kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, ishte kreu i Kishës Ortodokse serbe, pra u mblodhën ne Maqedoni dhe bënë një propagandë. Kjo tregon që qëllimi është Maqedonia e Veriut pasi nuk ia dolën me Malin e Zi. Maqedonia ka një përplasje dhe me shqiptarët, aty ku gjuha shqipë po diskutohet që nuk lejohet”, shtoi Mulaj në Euronews Albania.

Ajo tregon se në Veri të Kosovës janë 200 trupa ushtrie më shumë dhe ka një probabilitet më të vogël të sulmohet nga Serbia.

“Në Veri të Kosovës janë marrë masat. Trupat e KFOR janë aty, u shtuan me 200 të tjerë në prag të zgjedhjeve. Rreziku është, edhe mund të ndodhë, por potencialin më të madh nuk e kanë në Veriun e Kosovës, sepse ka një vigjilencë të shtuar tashmë”, tha Esmeralda Mulaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit