spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Vuçeviq: Ka aludime se Prishtina mund të pranojë hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq tha sonte se ka aludime se Prishtina mund të pranojë hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

“Ka disa aludime se ndoshta Prishtina mund të tërhiqet, pra të pranojë hyrjen e mallrave serbe në Kosovë. Gjermanët tani po e promovojnë shumë përmes marrëveshjes së re CEFTA-s. Do të shohim nëse kjo do të ndodhë në prag të 10-vjetorit të procesit të Berlinit që do të arrihet”, tha Vuçeviq për Euronews Serbia.

Ai ka theksuar se serbëve në Kosovë u mungon siguria, si kusht i të gjitha kushteve për një jetë normale.

“Dhe pastaj dëgjon që fëmijët nuk kanë vaksina të rregullta, se nuk mund të vaksinohen, se nuk mund të marrin ilaçe, se ka mungesë të pajisjeve, gjithçka që nevojitet për jetë dhe punë”, tha kryeministër i Serbisë.

Ai paralajmëroi se Serbia është në shumë telashe në lidhje me Kosovën.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e Serbisë është duke punuar shumë në masat e paralajmëruara nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit