Saturday, April 26, 2025
spot_img

Vserlo nuk i harron ‘vezën’ Gjestit: Jozi është mbreti!

Pas incidentit të ndodhur në prime-n e fundit të “Big Brother VIP Albania” (BBVA), ku Jozefin Marku goditi rëndë Gjestin, situata në fjalë është komentuar gjerë e gjatë në rrjet.

Të shumtë ishin personat që dolën në mbrojtje të Gjestit, por kishte dhe nga ata që përkrahën Jozin.

Vserlo, ish-banori i BBVA, reagoi publikisht në mbrojtje të Jozefin Markut.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, Vserlo ka bërë një koment ironik ndaj Gjestit, duke thënë: “Gjestit shpresoj t’i jetë kujtuar veza!” (duke patur parasysh që Gjesti e ka goditur me vezë)

Mirëpo këtë reagim Vserlo e ka fshirë brenda pak minutash duke mos dhënë asnjë arsye për këtë veprim.

Megjithatë në rrjet aludohet se ish-banori mund të jetë përballur me kritika të forta ose presione, të cilat e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim brenda pak çastesh.

Vserlo nuk i harron ‘vezën’ Gjestit: Jozi është

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit