spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Vriten me armë zjarri dy të rinj në Velipojë, Policia: Dyshohen për vrasje dy vëllezër

Dy persona kanë humbur jetën të hënën mbrëma në Velipojë, pasi janë qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy të rinj, A.I. dhe E. H., punëtor të një prej hoteleve në zonë.

Policia e Shqipërisë ka thënë se dyshohen për vrasje dy vëllezër, E.F. dhe G.F.

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital. Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit