spot_img
spot_img
Saturday, February 1, 2025
spot_img
spot_img

Vrau të birin me thikë në prezencë të familjarëve, publikohet fotoja e 74-vjeçarit

Është publikuar fotoja e 74-vjeçarit Hekuran Gjoni që vrau me thikë të birin, Asim Gjoni, 37-vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre tek “Kodra e Priftit” në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë teksa autori është shoqëruar në komisariat.

Mësohet se gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur ndërsa prezentë kanë qenë edhe familjarë të tjerë.

spot_img

Ndërkohë që deri më tani janë shoqëruar në polici familjarë dhe të afërm të tyre për të zbardhur ngjarjen.

Viktima ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit