Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pas thirrjes urgjente të Këshillit Komunal për Siguri ka bërë të ditur se cilat janë rekomandimet që kanë rezultuar nga ky takim.
“Pas ngjarjeve tragjike të dy ditëve të fundit, sot kam ftuar një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku kemi diskutuar për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren për rritjen e sigurisë për qytetarët tanë”.
Ai ka përmendur këto rekomandime si më poshtë:
Drejtoria e Arsimit të mbajë takime të rregullta me prindërit
Policia të shtojë kontrollin në të gjithë territorin, në shkolla dhe hapësira publike, gjithashtu shtimi i patrullimeve kombësore në zonat e frekuentuara
Respektimi i orarit të punës të lokaleve afariste, gastronomi, si dhe lokalet që si veprimtari kanë videolojërat
Në institucionet fetare të mbahen ligjërata vetëdijësuese kundër dhunës
Organizimi i fushatave vetëdijësuese
“Si Komunë e Vushtrrisë mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë, me qëllimin e vetëm që të ofrohet siguri e plotë për qytetarët tanë.”