Sunday, March 30, 2025
spot_img

Vrasje të rënda në Kosovë – për tri ditë katër të vdekur nga armët e zjarrit

Disa raste tragjike kanë ndodhur në Kosovë gjatë tri ditëve të fundit, ku ngjarjet e rënda kanë ndodhur në tri raste të ndara. Brenda këtyre ditëve, katër persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.

Më 23 mars, një 19-vjeçar u vra në Vushtrri, ku dyshohet se dorasi ka qenë një bashkëmoshatar i tij. Ky i fundit është arrestuar dhe ka pranuar fajësinë.

Një ditë më pas, në Vushtrri ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku një burrë dyshohet se vrau ish-punëtoren dhe më pas i dha fund jetës së tij. Ky incident tragjik ka ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Ende pa kaluar 24 orë, një person rreth moshës 60 vjeçare humbi jetën në Prishtinë nga plagët e marra gjatë një sulmi me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni”. I dyshuari për këtë ngjarje është ende në arrati, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur, por ndodhet në gjendje stabile.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit