Një person është vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë mbrëmjen e së martës.
Personi që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë është Naser Gashi, përreth të 60’ave.
Ndërkaq, personi tjetër i plagosur është Miftar Miftari, i cili po trajtohet në QKUK.
Dorasi dyshohet se është Alban Gashi, i cili ndodhet në arrati.
Në media janë publikuar pamjet e vendit ku ndodhi vrasja, dhe nga ato pamje duket se bëhet fjalë për një lokal ku po luhej me letra.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Ata kanë bërë të ditur se sulmi është kryer nga dy persona me maska mbrëmë.
“Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion“, u tha në njoftimin e Policisë.
