Wednesday, April 2, 2025
spot_img

Vrasja në Prishtinë: Kjo është gjendja shëndetësore e personit që mbeti i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në rrugën “Rrustem Hyseni” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë e një tjetër është plagosur.

Sinjali ka raportuar se i plagosuri është Miftar Miftari, 41 vjeçar.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësorë është stabile, dhe është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm.

Të njejtën gjë e ka pohuar edhe drejtori i Ortopedisë, Xhavit Gashi, i cili deklaroi para mediave se ndaj të plagosurit është planifikuar intervenim në këmbën e majtë dhe se janë në proces të përgatitjes për intervenim operativ.

“Në klinikën e Ortopedisë është hospitalizu një person i moshës 40-vjeçare me plagë armë zjarri në pjesën e poshtme të këmbës, për momentin gjendja e tij është stabile, palinifikohet intervenimi në njërën këmbë në këmbën e majtë, jemi në proces të përgatitjes për intervenim operativ. Është bërë një intervenim preliminar, ka plagë tejshkuese disa në njërën këmbë, disa në tjetrën”, ka deklaruar Gashi,.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se dy personat e dyshuar, kanë qenë të maskuar.

“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit