spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Vrasja në Bibaj të Ferizajt, mund të ketë ndodhur për motive tjera”

Ish-hetuesi i krimeve të rënda, Mehdi Kozhani për vrasjen në Bibaj të Ferizajt, është shprehur se mund të ketë ndodhur për motive të tjera, e jo ajo që për momentin po pretendohet.

Ndër të tjera, Kozhani thotë se është shqetësuese se sa zyrtarë policor përfshihen në kësi lloj ngjarjesh të veprave penale.

“Kur ndodh rasti, i lihen kompetencë hetimeve dhe Prokurorisë, dhe ata e zbërthejnë rastin. Ne mund të aludojmë gjithçka sonte, mund t’i zhvillojmë pesë gjashtë pista, motive të ndryshme, mirëpo rrethanat janë krejt ndryshe në vendngjarje. Mund të ketë edhe diçka tjetër, mund të mos jetë ajo ngjarja 25-vjeçare që po pretendohet, por mund të jetë diçka tjetër, e që e ka shtyrë shumë shpejt ta kryejë aktin, kështu që të kemi kujdes”, deklaroi ish-hetuesi.

“Hetuesit po merren gradualisht me rastin, dhe le t’i faktojnë çdo detaj të kësaj ngjarje shumë tragjike. Nuk është e vetmja në Kosovë që ka ndodhur, kanë ndodhur edhe më herët kur zyrtarët policor janë përfshirë në kësi lloj veprash penale, vrasje pikërisht me armë zyrtare. Kjo është tejet shqetësuese, sepse po ndodh shpesh që një zyrtar policor të involvohet në kësi lloj ngjarjesh”, tha Kozhani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit