Thursday, May 15, 2025
spot_img

Vrasja e besimtarit mysliman në xhami, publikohet fotografia e të dyshuarit- kapet në Itali

Olivier A., dorasi i dyshuar për vrasjen e një besimtari mysliman në një xhami në Francë, është dorëzuar në stacionin e Policisë në Pistoia të Italisë.

Siç raporton France 24, një gjykatës hetues “do të njoftohet” dhe do të lëshohet një urdhërarrest evropian me qëllim transferimin e tij në Francë, procedurë kjo që mund të zgjasë “disa ditë ose disa javë”, specifikoi prokurori i Alès.

Në platformën ‘X’, Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau, përgëzoi “përzemërsisht” “hetuesit (të cilët) demonstruan vendosmëri dhe profesionalizëm të madh që bënë të mundur marrjen e rezultateve në një kohë shumë të shkurtër”.

Më shumë se 70 oficerë policie dhe xhandarë janë vendosur që nga e premtja për të “gjetur dhe arrestuar” këtë burrë, i cili konsiderohet “jashtëzakonisht i rrezikshëm”, sipas prokurorit.

“Pasi u mburr për aktin e tij, pasi praktikisht mori përgjegjësinë për të, ai bëri komente që sugjeronin se kishte ndërmend të kryente sërish akte të ngjashme”, theksoi ai të dielën.

Në videon që dorasi vetë e bëri të premten menjëherë pas vrasjes së tij, duke u përballur me viktimën e tij që po vdiste, vrasësi e përgëzoi veten për aktin e tij dhe fyente fenë e viktimës së tij: “E bëra, (…) Allahu yt i dëshpëruar”, përsëriti dy herë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit