Mbrëmjen e sotme në Vlorë 30-vjeçari me emrin Kristian Marku dyshohet se u vra me armë zjarri brenda në makinë.
Nga njoftimet e policisë bëhet me dije se të dyshuarit i kanë vënë flakën automjetit me të cilin kanë lëvizur dhe shtënë me armë ndaj 30-vjeçarit, e që më pas janë arratisur.
Ndryshe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit i cili po drejtohej nga 30-vjeçari.