Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave me postë, duke numëruar deri tani 77.54% të tyre.
Përfundimi i numërimit pritet të bëhet me 42 kuti të mbetura. Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me 52.15%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.24%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 9.70% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 3.06%.
Në VV, Albin Kurti është më i votuari me 20,273 vota, pasuar nga Glauk Konjufca (17,882) dhe Xhelal Sveçla (11,653). Në dhjetëshen më të votuar janë gjithashtu Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Mimoza Kusari-Lila.

Në LDK, Lumir Abdixhiku kryeson me 10,858 vota, ndërsa Kujtim Shala pason me 7,601 vota. Ndër të tjerët në dhjetëshen më të votuar janë Hysen Çekaj dhe Doarsa Kica-Xhelili.

PDK renditet me Bedri Hamzën si më të votuarin, me 2,901 vota, pasuar nga Memli Krasniqi dhe Ragip Xhaka.

Nga AAK, Ramush Haradinaj është më i votuari me 1,147 vota, i ndjekur nga Daut Haradinaj dhe Time Kadriaj.
