spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Vokrri: Ndërkombëtarët po inkurajojnë grupet kriminale në veri

Zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri, ka deklaruar se partnerët ndërkombëtarët po inkurajojnë grupet kriminale në veri.

Vokrri tha se duket që është “e pabesueshme, por fatkeqësisht ashtu është”.

“Ndërkombëtarët e kanë një prirje të çuditshme për me dekuraju qytetarët serbë prej integrimit dhe me inkuraju segmentet ekstremiste në atë mikro-shoqërinë serbe në veri. Po, partnerët ndërkombëtarët po inkurajojnë grupet kriminale. Duket e pabesueshme, por fatkeqësisht ashtu është…

Për shkak se ata kur refuzojnë t’i pranojnë si përfaqësues legjitim të qytetarëve serbë ata të cilët e kanë edhe mbështetjen popullore atje edhe janë pjesë e institucioneve të Kosovës, janë goxha të bojkotuar nga ndërkombëtarët dhe të njëjtit ndërkombëtarë mbajnë kontakte të rregullta e jo veç kontakte, por edhe bashkëpunim edhe në atë kuptimin e sponsorizimit qoftë edhe financiar të segmenteve të shoqërisë serbe në veri që janë ithtarë të ideve ekstreme që janë pengesë për integrim e që thërrasin haptas edhe për dhunë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit