Policia në Prizren, Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në veri ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët në ofrimin e informatave, për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje.
Rasti ka ndodhur më 25.05.2024, rreth orës 01:40.
I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes në restorantin “Korabi“ në lagjen Arbana në Prizren.
“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në kërkesën e PK-së.