Wednesday, May 14, 2025
spot_img

Vjosa Osmani reagon ashpër pas sulmit të paprecendent ndaj 15-vjeçarit në fushën e futbollit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit ndaj futbollistit të grupmoshave U15, Belgin Jashari, që ka ndodhur gjatë ndeshjes mes SHF Arsenal dhe Fushë-Kosova.

Ngjarja, që ka shkaktuar shqetësim të gjerë në opinionin publik, është cilësuar nga Presidentja si një akt i rëndë, i papranueshëm dhe i patolerueshëm për shoqërinë kosovare.

Osmani theksoi se dhuna dhe diskriminimi nuk kanë vend në sport dhe kërkoi që institucionet të marrin masa të menjëhershme për të siguruar drejtësi dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Reagimi i saj i plotë:

“Presidentja Osmani dënon ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari: Ky është akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm në shoqërinë tonë

Reagimi i plotë i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani:

Sporti, urë që lidh njerëzit, jo mur që i ndan!

Dhuna dhe diskriminimi në sport janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona më të shtrenjta: respektit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Dënoj ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari. Ky është akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm në shoqërinë tonë.

Çdo i ri duhet të ndjehet i sigurt, i respektuar dhe i barabartë, pa dallim prejardhjeje apo identiteti.

Akte të tilla nuk mund dhe nuk duhet të mbeten pa përgjegjësi. Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për t’i ndëshkuar të përfshirët në dhunë dhe fyerje.

Kosova është vend i lirë e demokratik. Dhuna dhe urrejtja nuk do të kenë vend në fushat tona të sportit, as në shoqërinë tonë. Askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin kur cenon dinjitetin dhe sigurinë e të rinjve tanë.

Belgin, ti je pjesë e të tashmes dhe të ardhmes sonë! Kosova është krenare me ty!”, shkruhet në reagimin e Presidentes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit