spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Vjen reagimi i parë nga Zelensky pas dakordimit të Rusisë për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putinit.

Presidenti ukrainas u shpreh se shpreson që Trumpi ta informojë për detajet e bisedës, por shtoi se mbështet propozimin për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë.

Derisa, ai theksoi se Ukraina do të mbështeste çdo ide që çon në një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, por se një armëpushim i pakushtëzuar do të ishte një hap më i mirë përpara.

Megjithatë, lideri ukrainas paralajmëroi se bisedimet për Ukrainën, pa pjesëmarrjen e Kievit, nuk do të sjellin rezultate, shkruan skynews.

Lidhur me ofertën e Rusisë për të liruar 23 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë, presidenti ukrainas tha se lirimi i të gjithë të burgosurve do të ishte mënyra e vërtetë që Rusia të tregonte seriozitetin për bisedimet e paqes.

Sa i përket kërkesës së Putinit për ndalimin e ndihmës ushtarake dhe ndarjes së informacioneve të inteligjencës nga vendet e huaja, Zelensky tha se aleatët e Ukrainës nuk do ta pranonin kurrë një lëvizje të tillë dhe se ai shpreson që të vazhdojnë furnizimet nga aleatët.

Ai shtoi se kjo kërkesë është thjesht një përpjekje e Putinit për të dobësuar Ukrainën.

Lideri ukrainas gjithashtu tha se forcat kanë vlerësuar se Rusia po përgatit ofensiva të reja në disa rajone – konkretisht në Sumy, Kharkiv dhe Zaporizhzhia – për të rritur presionin mbi Kievin.

Ndryshe, Trump ka deklaruar se do të bisedojë edhe me Zelenskyn pas telefonatës me Putinin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit