spot_img
Friday, March 14, 2025
spot_img

Vizita e Thaçit në Kosovë, shkakton përplasje brenda OVL-UÇK, si e thumboi Klinaku, Gucatin?

Një krisje ka shpërthyer brenda organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë.

Faton Klinaku, një figurë e njohur e kësaj organizate, përmes një shkrimi në Facebook, ka thumbuar ashpër Gucatin dhe ata që kanë qëndruar të heshtur në lidhje me këtë vizitë.

Në një postim të tij, Klinaku ka shpjeguar se qëllimisht ka qëndruar i heshtur në lidhje me vizitën e Thaçit, duke përmendur se gjatë kohës kur ai ishte në krye të OVLUÇK-së, ishte angazhuar aktivisht kundër Gjykatës Speciale, duke zhvilluar protesta dhe organizuar veprime, shpesh edhe me mbështetje nga PSD-ja.

Ai ka përmendur se heshtja dhe mosveprimi i disa anëtarëve të organizatës janë të pajustifikueshme dhe të papranueshme, duke fajësuar ata që kanë kontribuar në këtë pasivitet.

“Kjo heshtje e këto mosveprime të atyre që duhet të flasin e veprojnë, përveç e pajustifikueshme, është edhe e papranueshme. Por fajet kryesore janë të atyre që me zgjedhjen e tyre i kontribuuan këtyre heshtjeve e mosveprimeve”, shkroi Klinaku.

“Prit me muaj e prit me vjet, pushka e ‘…’ nuk kërset”, ka shkruar ai mes tjerash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit