spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Vizita e shefit të CIA-s, Kurti: Dëshmi për kujdesin e SHBA ndaj sigurisë në Kosovë

“Takimi ka shkuar shumë mirë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, jep detaje të reja lidhur me bisedën që zhvilloi javën e kaluar me drejtorin e CIA-s, William Burns, në Prishtinë.

Shefi i qeverisë konfirmoi se siguria dhe garancitë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara në këtë fushë ishin një temë e takimit dhe vizitës historike të kreut të agjencisë së fuqishme të inteligjencës.

“Natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë para së gjithash nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Unë e falënderoj shefin e CIA-s William Burns, i cili vizitoi vendin tonë dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të paqes dhe stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kurti është pyetur nga gazetarët se kur do të hapet Ura e Ibrit, por ka refuzuar të përgjigjet. Ndërkombëtarët i kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen që të mos shkaktojë ndonjë krizë tjetër në veri të Kosovës, me kryeministrin që premtoi të mos befasojë aleatët. Këto deklarata i bëri gjatë një vizite në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare. Ndër të tjera, Kurti njoftoi se po përgatitet ligji për sigurimet shëndetësore.

“Nuk duhet parë si një lloj shkopi magjik i cili do të na parandalojë sëmundjet ose do të na eliminojë ato”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit