Sunday, May 4, 2025
spot_img

Vizion me prekje: Një dorë që ndriçon rrugëm drejt lirisë

Në zemër të Fushë Kosovës: Bashkëpunim human për një jetë të pavarur Në kuadër të programit “Promovimi i Vlerave Humane” dhe përmes angazhimit të palodhshëm të nxënësve të Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe shoqatën “You Can Do”, u realizua me sukses projekti “Vizion me Prekje”, që synon përmirësimin e jetës së personave të verbër përmes sigurimit të shkopinjve ndihmës.

Në bashkëpunim me shoqatën “You Can Do”, identifikuam ata që kishin më shumë nevojë për këto mjetet ndihmëse.

Me shpërndarjen e shkopinjve ndihmës, krijuam një hap konkret drejt rritjes së lëvizshmërisë, pavarësisë dhe sigurisë së tyre në jetën e përditshme.

Mungesa e shkopinjve ndihmës për personat e verbër paraqet një pengesë të madhe në përfshirjen e tyre në shoqëri. Pengesat fizike, mungesa e sinjalistikës akustike, kushtet atmosferike të vështira dhe zhurmat e tepërta rrisin rrezikun e lëndimeve dhe ndikojnë në mirëqenien emocionale e sociale të tyre. Projekti “Vizion me Prekje” është më tepër se një dhuratë funksionale:

• Kthen dinjitetin, duke lehtësuar lëvizjen e pavarur.

• Forcon vetëbesimin, duke i mbështetur për të përballuar sfidat e përditshme.

• Zgjeron mundësitë, duke inkurajuar pjesëmarrjen në shkollim, punësim e aktivitete shoqërore. Falë përkushtimit të nxënësve vullnetarë, mbështetjes së Kryqit të Kuq dhe partnerëve si “You Can Do”, ky projekt dëshmon fuqinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit. Është vetëm fillimi i një rrugëtimi human që prek zemrat e secilit prej nesh.

Le të vijojmë së bashku të krijojmë mundësi të reja dhe të ndryshojmë jetë, duke u bërë “dora që ndriçon rrugën” drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë. Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, Fushë Kosovë Prill 2025

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit