spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Visar Azemi: Do të kandidojë për kryetar të Ferizajt, Aliu është bërë bajat

Visar Azemi nga radhët e LDK-së, ka thënë se do të kandidojë për kryetar të Ferizajt.

Po ashtu, ai shton se do të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputet.

“Po unë do të kandidojë përsëri për deputet. Po ashtu kërkojmë që të ngrihet vota e Lidhjes Demokratike në Ferizaj, dhe për atë unë do të marr pjesë në garën për deputet. Unë do të jem kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj për të garuar për të parin e komunës, dhe gjitha përgatitjet e mija janë duke funksionuar në atë drejtim”, tha Azemi në D.P.T. te Fidani.

Ndërkaq i pyetur se a do jetë e vështirë përballja me kryetarin aktual të Ferizajt, Agim Aliu, Azemi u shpreh se politika është vet sfiduese e dikur bëhesh bajat, duke iu referuar kështu paraqitjes së Aliut.

“Politika është sfiduese, përderisa je i famshëm, dikur bëhesh edhe bajat, sepse nis dhe bën gabime të njëpasnjëshme”, tha Azemi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit