Selena Gomez ka humbur mbi 800 mijë ndjekës në Instagram gjatë 30 ditëve të fundit, pas reagimeve të ashpra ndaj një videoje ku ajo qante për dëbimet e emigrantëve pa dokumente nga SHBA.
Videoja, që u fshi shpejt nga artistja, shkaktoi polemika, veçanërisht mes mbështetësve republikanë, përfshirë kandidatin për Senat, Sam Parker, i cili sugjeroi se Gomez duhet të dëbohej.
Postimi gjithashtu ndodhi në një moment delikat për karrierën e saj, pasi filmi i saj “Emilia Perez” u nominua për 13 çmime ‘Oscar’, por mori kritika për performancën dhe spanjishten e saj, shkruan DailyMail.
Një burim për MailOnline tha se Gomez u tërhoq nga deklarata e saj politike për të mos larguar fansat konservatorë të markës së saj të bukurisë, ‘Rare Beauty’.
Ajo besohet të jetë e pasionuar për çështjen e emigracionit, por e shqetësuar se mesazhi i saj u keqkuptua për shkak të emocioneve të forta në video.
Ndërkohë, personalitete si Piers Morgan e kritikuan atë për “narcisizëm”, ndërsa ish-shefi i ICE, Tom Homan, mbrojti politikën e dëbimeve.
Pavarësisht debatit, Gomez vazhdon të përdorë platformën e saj për të folur mbi çështjet sociale.