Bayer Leverkusen e ka fituar ndeshjen kundë VfB Stuttgartit, me rezultat 3:4, me një përmbysje spektakolare.
Por, në këtë ndeshje i pafat ishte Granit Xhaka, i cili kësaj here qëlloi cakun e gabuar.
Ai realizoi autogol në minutin e 62-të, por fatmirësisht skuadra e Xabi Alonsos bëri një rikthim të madh, pas rezultatit 3:1 në favor të vendasve.
E në fund fitoren “farmacistëve” ua dhuroi Patrick Schick në minutin e 94-të.