Muzhiku me bajonetën në dorë dhe trupin robust, ngrihet dhe e lë të qetë ukrainasin të vdesë, i cili si të gjithë ushtarët në botë, thërret nënën e tij.
Përveç dronëve, raketave balistike dhe artilerisë teknologjike, lufta e Ukrainës ka sjellë video që ta shohim tmerrin e luftës më drejtpërdrejtë.
Një nga të cilat është episodi i një përplasjeje ‘trup me trup’ ndërmjet një ushtari rus dhe një ukrainas. Lufta bëhet me bajonetë si në kohën e Luftës së Parë Botërore, duke sjellë drithërimin e horrorit para syve tanë.
Filmimet janë bërë me kameran e trupit të ushtarit ukrainas dhe pamjet i ndjek sipas të gjitha gjasave komanda e lartë e tij në Kiev.
Luftimi është i ashpër, por më në fund rusi, që duket si me tipare mongoloide, sipas gjasave i zonave të Siberisë është i pathyeshëm.
Ushtari ukrainas dorëzohet dhe i kërkon armikut të tij ta lërë të vdesë i qetë. “Me lër të vdes o burrë. Je luftëtari më i fortë në botë, respekt për ty”.
Muzhiku me bajonetën në dorë dhe trupin robust, ngrihet dhe e lë të qetë ukrainasin të vdesë, i cili si të gjithë ushtarët në botë, thërret nënën e tij.
Pamje e imazhe që të rrënqethin për absurdin e një lufte që bëhet nga popuj e njerëz që vetëm 30 vite më parë kanë jetuar bashkë, kanë ngrënë bashkë, shkolluar bashkë dhe mandje edhe dashuruar e martuar me njëri tjetrin.
Brothers fighting against brothers 🙄🥺👇
— Vatnik Lobo (@VatnikLobo91) January 2, 2025
🇷🇺🔫🇺🇦 "Let me die. You were the best fighter in the world! Thank you. Farewell, you were better"
A tough, but at the same time very touching video from the helmet-mounted camera of a Ukrainian soldier who engaged in hand-to-hand combat… pic.twitter.com/8h0vajYi9D