Sunday, October 13, 2024
spot_img

Video tronditëse/ 30-vjeçari nxjerr sharrën elektrike nga makina dhe i drejtohet myslimanëve për t’i vrarë në një karburant

Mes trazirave në Angli, një video është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, ku ka shfaqur mjaft shqetësime.

Në video shihet një person rreth të 30-ave i cili shihet duke ndjekur një automjet me një sharrë në dorë. Policia e Mançester thotë se e ka arrestuar personin përgjegjës për këtë incident dhe do të përballet me pasojat e këtij veprimi.

Video është publikuar në platformën X nga grup mysliman i quajtur DOAM (Dokumentimi i shtypjes kundër myslimanëve) ku 30-vjeçari shkon tek makina e tij me vrap, merr sharrën elektrike dhe i drejtohet makinës në një pikë karburanti.

“Ne jemi vënë në dijeni të një video që qarkullon në mediat sociale që tregon një burrë që i afrohet një automjeti me një sharrë elektrike të hënën në mbrëmje. Oficerët tanë vepruan me shpejtësi dhe mbrëmë arrestuan një burrë rreth të 30-tave me dyshimin për konflikt. Ai mbetet në paraburgim policor për t’u marrë në pyetje dhe hetimet janë në vazhdim”, ishte deklarata e Policisë së Mançesterit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit