Taulant Seferi ka gjetur golin e tij të parë me skuadrën e Bodrumsporit në Superligën Turke, i cili ka ardhur përballë Hatayspor.
Në minutën e 27’ të takimit, pas një topi të ngelur në zonë, 27-vjeçari i lindur në Kumanovë arriti ta kontrollonte mjaft mirë dhe me të djathtën nuk gaboi nga shumë afër.
Ky ishte goli i parë i Seferit në aventurën e tij të re, pikërisht në ndeshjen e dytë, i cili u transferua në Turqi nga Vorskla Poltava e Ukrainës këtë verë.
https://streamin.me/v/1598b256