Janë publikuar pamjet nga momenti i rrëzimit të avionit me 62 persona në bord në Sao Paulo të Brazilit.
Avioni ATR-72 me dy motorë të kompanisë Voepass po fluturonte nga Cascavel në shtetin e Paraná-s për në Aeroportin Guarulos në Sao Paulo.
Sipas një njoftimi të Voepass, në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.
Në një deklaratë, kompania tha se nuk ka asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti dhe as për gjendjen aktuale të personave që ishin në avion.