Thursday, May 15, 2025
spot_img

VIDEO/ Ishte nisur për te stalla e bagëtive, si u sulmua me breshëri plumbash 45-vjeçari në Deçan?

Rruga për tek puna iu ndërpre jo shumë larg shtëpisë nga një  sulmi me armë zjarri.

Rreth orës 6:40 të së premtes në fshatin Strellc të Deçanit  persona të panjohur  i dolën përpara Elbasan Ukajt i cili si zakonisht po shkonte tek stalla e bagëtive ku punon tash e një kohë.

Në drejtim tim të tij u shkrepen breshëri plumbash për motive të cilat ende nuk dihen.

Por sipas familjarit Azem Ukaj,  Elbasani e as familja e tij nuk kishte probleme me askënd.

“Me ka thirrë një kusheri tjetër i Strellcit qitu me ka thënë që kerri i Elbasanit është tek dera e juaj, jam dal vrap që Policia vec kam kqyrë kombin më kanë thënë Policia shko për Pejë një herë se Elbasani. Na kujt borxh nuk i kemi edhe nuk i kemi pas jemi familje shumë e mirë as nuk ka kush borxh. Çka ka ndodh nuk e di”, tha Ukaj.

45 vjeçari fillimisht u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan e pastaj në Spitalin e Pejës.

“Pacienti ka ardhur në gjendje të përgjithshme stabile, ka ardhur me plagë në nivel të dy këmbëve, në njërën këmbë ka pasur plagë shkuese, tjetrën anë ka pasur plagë gërvishtëse. Ekzaminimin e përgjithshëm që e kemi pa e kemi parë që është një distruksion i kockës, mirëpo nuk e kemi vërejtur….Si përfundim pacienti është liruar në gjendje stabile shëndetësore”, deklaroi mjeku, Kastriot Balaj.

Plumbat kishin shpërthyer gomat e automjeti si dhe kishte thyer xhamat e saj.

E në lëvizje janë vënë edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Hetimet janë duke u udhëhequr nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Pejë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit