Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, është kapur nga kamerat teksa i kërkon sqarime kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me përfshirjen e mundshme të Veton Berishës në kabinetin e ardhshëm qeveritar.
Gjatë një bisede joformale në Kuvend, Krasniqi i është drejtuar Kurtit me fjalët: “Në grupin multietnik po flitet që edhe Vetoni është propozuar për ministër. A është e vërtetë?”
Përgjigja e Kurtit ishte e shkurtër dhe e prerë “Jo”.
Emri në telefonin e tij është i regjistruar si “AK” andaj lë të nënkuptohet se po flet me Albin Kurtin.
Vlen të theksohet se raportet mes Elbert Krasniqit dhe Veton Berishës kanë qenë të tensionuara prej kohësh.
