Shumë polemika e zhurmë që nga e diela kur Baton Haxhiu foli në “Duelin Sportiv” se kinse ka qenë pjesë e pavarësimit të futbollit të Kosovës.
I pari që ia tha troç Baton Haxhiut ka qenë legjenda e futbollit, selektori i parë i kombëtares së Kosovës, Ajet Shosholli, ndryshe kryetrajneri i Prishtinës së gjeneratës së artë të Fadil Vokrrit, nëntor 1984 -mars 1985.
Sot ka reaguar edhe kryesia e ligës së veteranëve në futboll ndaj Baton Haxhiut.
Reagimi i veteranëve
“Reagim për Baton Haxhiu nga kryesia e ligës.
Kryesia e ligës së veteranëve është e shqetësuar për një letër të cilën e paska shkruar një njëri i cili është nëngrad për shqiptarët.
Ne veteranët jemi shumë të lënduar që paska shkruar një nëngrad i shqiptarëve po si vjen turp këtij.
Marrja s’paska kufi.
Ne veteranët duam të ju përgjigjemi me këto fjalë:
Ti s’je ai që mundesh të na mësoj e as s’ke dijeni as fuqi e as kredibilitet për futboll, je një mashtrues si ai mashtruesi i tre letrave nëpër sokaqet e Gjermanisë, pensionisti tashmë qe ta ka sharë klubi i vet dhe gjithë stadioni që e kanë shpallur nëngrada për futboll, e ti je nëngrada për shqiptar po marrja ty nuk ta len shej.
Kot e keni se futbolli asnjëherë nuk ka qenë më mirë dhe më në duar të forta e të pastërta, sa flet ti për korrupsion adresohu vetes e jo FFK-së se tashmë është gjithçka e verifikuar letrat tua sa i përket peshës dhe funksionit nëse janë të buta përdoren për WC”, reagon kryesia e ligës së veteranëve.