Thursday, October 17, 2024
spot_img

“Vetë prezenca e Kurtit në fotografi me Kusari-Lilën tregon që ai është në mbrojtje të saj”

Koordinatori në Partinë Demokratike të Kosovës, Nijazi Kryeziu, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se i ka manipuluar të gjithëve për të ardhur në pushtet dhe se vazhdon të gënjejë dhe të jetë kryeministër.

Duke folur për prezencën e Kurtit sot në shënimin e ditëlindjes së deputetes Mimoza Kusari-Lila, Kryeziu tha se vetë prezenca e Kurtit aty në fotografi tregon që ai është në mbrojtje të Mimozës dhe se ajo s’ka bërë asgjë të keqe sipas tij, sepse i ka realizuar urdhrat e tij.

“Ai s’mund të thotë që ka bërë keq sepse Mimoza mund t’ia kthejë shpinën dhe të thotë se ‘unë i kam bërë me dijeninë tuaj’. Sepse po flitet edhe për një takim të kryeministrit në bashkëbisedimin që e ka ne chat me zyrtarë të Listës Serbe”, deklaroi Kryeziu në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

“Është goditur rezerva shtetërore, janë goditur pikat më vitale te shtetësisë së Kosovës, dhe këta i mbrojnë. Departamenti i Shtetit edhe sivjet ka pasur raport që ka korrupsion institucional dhe mbrojtje të atyre që janë të akuzuar për korrupsion. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës. Këta i dalin në mbrojtje”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit