Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka reaguar edhe një herë për marrëveshjen mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë, për lëndët e para të qëndrueshme.
Ai ka shpërndarë një shkrim të Sbunker nga politilogu spanjoll Alejandro Esteso Perez, në të cilën shkruhet se «Marrëveshja e litiumit vulosi heshtjen e BE-së ndaj Serbisë».
Diplomati e quajti «turp» këtë akt, duke pyetur se kur do të «mësojmë ndonjëherë».
«Është vërtet turp. Si zakonisht, politika e zakonshme reale është më e rëndësishme se promovimi i demokracisë.
Kur mësojmë ndonjëherë?”, ka shkruar Bosch në një postim në Facebook.