Tre të rinj vdiqën pasi vetura në të cilën ndodheshin ra në liqenin e Badovcit mbrëmë, pak para mesnatës.
Zjarrfikësit, të cilët u desh të intervenonin, thanë se parë panë jesë të veturës e cila ishte zhytur në liqenin skaj rrugës Gjilan-Prishtinë.
Për t’i gjetur trupat e pajetë të të rinjve, u kërkua edhe angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Vdekjen e tre të rinjve e ka konstatuar një ekip mjekësor në vendngjarje.
Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident tragjik.