spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Vëllezërit Geci lëshojnë komunikatë: Fadili dëshmon në Gjykatën Speciale, ballë për ballë me…

Halil Geci në emër të shtatë Vëllezërve Geci nga Llausha, ka lëshuar një komunikatë për media, ku tregon se Fadili të hënën do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Siç thuhet në komunikatë, Fadili do të dëshmojë për shkakun e komunikatës nr. 59.

KOMUNIKATË PËR MEDIE

Për të gjithë ju miqtë tanë që jeni të interesuar, ju informoj se të hënën, më 21.10.2024, në ora 9 (nëntë) paradite do të mbahet seanca e hapur në Gjykatën e Hagës, ku i ftuar është vëllai ynë, rugovisti dhe demokrati, Fadil Geci, ish deputet i dy mandateve dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Ibrahim Rugovës.

Fadili do të dalë ballë për ballë me LPK-ucat, alias komunistët e OMLK -es ruse, të shndërruar në LPK dhe më vonë të konvertuar në PDK.

Fadil Geci do t’ua dëshmojë trupit gjykues shkakun e komunikates 59 dhe çka e shtyu Polarin për ta shkruar këtë Komunikatë!

Sipas Rexhep Selimit ajo u shkrua nga dora e Hashim Haxhi Polarit, komunikatë kjo që si pasojë, na i vranë dy shokët tanë, Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin, si dhe na u plagosën dy vëllezër.

Me 21.10.2024, do të ulen ballë për ballë, pas një shekulli, demokrati rugovist dhe komunistët rusë, ata që na vranë e na shanë, na quajtën tradhtarë.

I inkurajoj avokatët dhe komunistët që ta pyesin çfarëdo që ua merr mendja për dëshmi të argumentuara vëllanë tonë Fadilin.

Koha ka dëshmuar se kauza jonë ishte shumë e drejtë dhe me interes kombëtar, ndërsa qëllimet e tyre ishin puro kriminale e me interesa klanore.

Ne jemi këtu dhe do mbetemi gjithmonë në shërbim të ATDHEUT…!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit