spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Vëllai i të ndjerit që u aksidentua nga Policia: Gruaja dhe djali po i mbahen me qetësues

Para disa ditësh, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, ka vdekur Adem Llausha, 67-vjeçar nga fshati Begaj i Vushtrrisë.

Llausha, në orën 04:00 të mëngjesit më 5 nëntor, u aksidentua me veturën e Policisë së Kosovës, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit – Henri Dunan’ në Prishtinë. Në këtë aksident pësuan lëndime edhe 5 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

I shtrirë që nga ajo ditë në QKUK, Llausha nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Vëllai i të ndjerit, Shefki Llausha, në një deklaratë tha se për rastin ata si familje nuk janë kontaktuar as nga Policia dhe as nga Prokuroria.

Megjithatë, ai shtoi se do ta ndjekin rastin deri në fund.

Tutje, Shefketi deklaroi se gruaja dhe djali i të ndjerit po mbahen vetëm me qetësues.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit