spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Vehbi Kajtazi zbulon detaje: Në krye të luftës ndaj gazetarëve është inspektori i AKI-së, Kujtim Shala

Gazetari Vehbi Kajtazi ka zbuluar detaje të reja rreth vëzhgimeve që po ndodhin ndaj disa gazetarëve nga AKI-ja.

Ai ka thënë se në krye të kësaj lufte është inspektori i AKI-së, Kujtim Shala.

“Zyrtarët i shërbejnë një strukturë paralele brenda AKI-së. Sikur në institucionet e tjera që i shërbejnë Dejona Mihalit e strukturave të VV-së. Në krye të gjithë kësaj qëndron Inspektori, Kujtim Shala. Një ish-zyrtar me ndonjë të kaluar të lavdishme në institucione, përfshirë në FSK, që ka qenë edhe nën masa disiplnore për shkak të shkeljeve që ka bërë në punë. Ka qenë anëtar i bordit të Postës së Kosovës i emëruar nga qeveria Kurti, dhe së fundmi është emëruar Kryeinspektor. Janë të punësuar në kohën e Thaçit, por është një strukturë, luftë një raport me media e gazetarë që ka nisur shumë moti. Por një vit e gjysmë më herët ka qenë e hapur. Ministri i Brendshëm mua dhe Buzhalën na ka quajtur njerëz të Serbisë”, tha ai në Klan Kosova.

“Kjo dinamikë e sulmeve që vjen nga pushteti ka shpërfaqur ashpërsinë me rastin e Klan Kosovës. Ajo që ndodhi, me sulmin e RTK-së ndaj Nacionales dhe Periskopit, unë jam marrë më pas se kah doli, si rrodhi kjo. Çka ndodhi këtu? Brenda Agjencisë është themeluar një zyrë kundër luftës hibride të cilën e udhëheq zyrtri që e kam përmendur me emër e mbiemër. Ai ka dhënë dorëheqje në vitin 2011 kur patën shkuar në Njësinë Speciale, ky është larguar në 2014, dhe atëherë e ka kthyer në punë Driton Gashi. Ky zotëri me gjithë ashpërsinë e vet, kanë shumë buxhet në emër të operacione të fshehta, nis e prodhon lajme të rrejshme kundër gazetarëve. Lajmi i parë është prodhuar për Buzhalën e Mirenën, duke rrezikuar jetët e gazetarëve aty, duke i lidhur me terroristë. Prej Bosnjës është botuar në RTK”, tha më tutje Kajtazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit