Dy kandidatët nga koalicioni AAK-NISMA, Lahi Brahimaj dhe Vesel Krasniqi, po zhvillojnë një garë të ashpër për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, me vetëm 190 vota diferencë midis tyre.
Ata janë duke luftuar për vendin e shtatë në listën zgjedhore, ndërsa vendi i tetë është rezervuar për kandidates së Nismës, Xhevahire Izmaku, e cila pritet të hyjë në Kuvend përmes kuotës gjinore.
Aktualisht, Lahi Brahimaj ka mbledhur 10,973 vota, ndërsa Vesel Krasniqi ka 10,783 vota, duke e bërë garën tejet të ngushtë.
Theksojmë se deri tani janë numëruar 94.67% e votave.
