Agnes Keleti, e mbijetuara e Holokaustit dhe medalistja e shumëfishtë olimpike, vdiq të enjten në moshën 103-vjeçare, ka raportuar agjencia “AP”.
Keleti ishte shtruar në spital në gjendje kritike me pneumoni më 25 dhjetor.
Ajo kishte fituar total dhjetë medalje olimpike në gjimnastikë, përfshirë pesë të arta, për Hungarinë në Lojërat Olimpike në Helsinki në vitin 1952 dhe Melbourne në vitin 1956.
Ajo i mbijetoi Holokaustit, ku humbi babanë dhe disa familjarë dhe u bë një prej olimpistëve më të suksesshme hebraike.