Mbrojtësi i Cliftonville, Michael Newberry, ka vdekur papritur në ditëlindjen e tij të 27-të.
Mbrojtësi anglez iu bashkua klubit në verë dhe zhvilloi 25 ndeshje. Cliftonville – Dungannon e caktuar të luhej sonte, është shtyrë pas vdekjes së Newbarryt.
“Ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e Micheaelit, si dhe për shumë shokë të skuadrës me të cilët ai luajti gjatë karrierës së tij dhe tifozëve të cilët janë tronditur po ashtu nga ky lajm. Pusho në paqe Newbs”, shkruan në deklaratën e klubit.
Ish-reprezentuesi i Shpresave të Irlandës së Veriut fitoi dy tituj të kampionit me Cliftonvillen dhe Kupën e Irlandës së Veriut.