Një person ka humbur jetën në fshatin Novesellan të Prizrenit si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrokullisur me motor.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të martën, ku njësiti i emergjencës, personin e lënduar e ka dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë.
“Fsh. Novesellan 13.08.2024-NN. Raportohet se një mashkull kosovar është rrokullisur me motor. Njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.