spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

Vdes në moshën 83-vjeçare infektologu i njohur nga Prizreni

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare mjeku i njohur nga Prizreni, Liri Vrenezi.

Lajmi u bë i ditur nga Spitali i Prizrenit, “Prim. Dr. Daut Mustafa”.

Vrenezi shërbeu për më shumë se 40 vjet si specialist infektolog.

“Dr. Liri Vrenezi, në spital punoi deri në pensionim në vitin 2006. Ai ishte njeri i afërt, i dashur, kolegial, i përkushtuar në punë dhe pa përtesë e me ndershmëri e përgjegjësi kreu detyrat dhe obligimet e punës, duke qenë në shërbim të pacientëve, sepse ai me kohë e kishte kuptuar se të jesh në shërbim të popullit tënd dhe gjithë atyre që kanë nevojē për ndihmë dhe shërbime shëndetësore është detyrë profesionale dhe humane”, thuhet në njoftim.

“Menaxhmenti, reparti i infektivës dhe gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e Dr. Liri Vrenezit. Kujtimi për punën, kontributin dhe shembëlltyrën e Dr. Liri Vrenezit do të jetë i përhershëm!”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit